zoom

Politikë

“Ndiq paratë”/ Inceneratorët, Berisha: Arben Ahmetaj ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur gjatë në komentimin e intervistës së djeshme të Arben Ahmetajt, ku ndër të tjera është ndalur tek Erion Veliaj. Sipas Berishës, Ahmetaj tha që duhet të ndjekim paratë, të cilat të çojnë të Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ka një moment që vetëm Edi Rama mund ta lëvizë: fondin rezervë të Këshillit të Ministrave.
E gjithë qeveria të bëhet së bashku, atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit.Këtu është Arben Ahmetaj brenda. Se dje u hoq sikur është dorëjashtë. Se ai ka firmosur për fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm dhe është përgjegjës.Arben Ahmetaj, në intervistën e tij, ia numëroi ku e meritonte, Erion Velisë.Dhe aty, Arben Ahmetaj ka të drejtë. Sepse ai vetë, thotë që nuk ka firmosur për Elbasanin, Tiranën dhe Fierin. Për Tiranën, e sigurt që nuk ka firmosur. Për Elbasanin, sado që është thënë se Shkëlqim Cani nuk ka firmosur, rezulton se ka firmosur.Prandaj edhe këtu, ky që e quajnë Tigri i Korrupsionit, nuk ka vënë firmën.Por nuk ka diskutim se Erion Veliaj, pas Edi Ramës, nga ana ligjore, është njeriu me ligj, më kryesorët.Sepse djegësi i Tiranës ishte 128 milionë euro. Erion Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin Këshillit Bashkiak, firmosi vendime që i takonin Qarkut, kur qarku nuk ishte mbledhur asnjëherë.

Berisha tha se Ahmetaj është mëkatar, por ka të drejtë për faktin se nuk është aq i fuqishëm dhe nuk mund të lëvizte ai qeverinë.

Prandaj e tha ai, ndiqni paratë. E vërteta, Arben Ahmetaj nuk ka firmosur për Tiranën, ka larë duart. Shkruan se ky është një problem i qeverisë vendore. Dhe sipas tij, ka bërë një seri vërejtjesh për këtë. A mund të quhet i pafajshëm ai që sheh krimin, por nuk e denoncon?

Gjatë pyetjeve të gazetarëve, Berisha u ndal edhe tek marrëdhënia Rama- Ahmetaj. Sipas kreut demokrat, midis të dyve po zhvillohet një betejë e ashpër dhe personale.

Intervista e tij mbrëmë hodhi dritë të plotë mbi të vërtetat, të cilat në këtë sallë, që nga viti 2014, i kanë denoncuar zyrtarë të PD, gazetarë. Beteja është e ashpër, është personale midis Ramës dhe Ahmetajt.Edhe dy vjet po të rrëmonin, nuk mund të imagjinoni kush ia dha Adriatik Doçit faturat që i mohonte Arben Ahmetaj.Pra, nëse ai nuk e bën publik, do detyrohem t’i bëj publike. Ua them këtu sot. Po dole për të bërë transparencë, bëje të plotë se do detyrohem t’ia them këtu.Se këtu siç e shihni, personazhet në skenë janë qeveritarë mafiozë.Këta janë e keqja e vendit ndaj dhe ne do i denonocjmë!

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka thyer heshtjen dhe ka folur dje për akuzat publike për inceneratorët. Ai është i ftuar në emisionin ku iu përgjigjet akuzave lidhur me tre inceneratorët.  I pyetur lidhur me deklaratën e bërë një javë më parë nga Rama i cili thoshte se Ahmetaj duhet t’i dali zot vetë këtyre akuzave, ish-zëvendëskryeministri tha se nuk ka asnjë lidhje me procedurat për të tre inceneratorët.

Në vijim të intervistës lidhur me çështjen e inceratorëve Arben Ahmetaj ka thënë se ka pasur njohje vetëm me Mirel Mërtirin, ndërsa dy pronarët e tjerë të inceneratorëve nuk i ka njohur. Ndërkohë ai është distancuar edhe nga përgjegjësia që kanë personat e tjerë, përfshi këtu edhe ish-deputetin Alqi Bllako dhe Erion Veliajn./zoom.al/