zoom

Aktualitet

Ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte trupin e babait/ Çfarë dëshmoi në polici Edison Brahaj

Edison Brahaj, i arrestuar dje nga policia e Durrësit si bashkëpunëtor i 30 vjecarit Esmerald Balla për dhënie ndihme të autorit të krimit dhe fshehje të kufomës, ka mohuar se ka qenë pjesë e ngjarjes.

Para grupit hetimor ai ka deklaruar se Esmeraldin e ka shkok prej vitesh dhe se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

“Une e kam shok Esmeraldin dhe vetë nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen. Nuk dija asgje derisa e pashë në televizor se cfarë kishte ndodhur, dija vetëm që babi i tij ishte larguar nga shtëpia se kështu më kishte thënë vetë Esmeraldi dhe vetëm kaq. Që Enveri ishte vrarë këtë e mësova vetëm nga lajmet që dolën në televizione. Unë e pranoj që kam njohje me Esmeraldin por vetëm kaq, me ngjarjen nuk kam lidhje fare. As i kamë dhën ndiohmë atij, as kam fshehur dicka në lidhje me vrasjen”, tha 25-vjeçari në dëshminë e tij.

Postime të lidhura