zoom

Slider

Ndihmoi Boss-in e kriptomonedhave turke! Momenti kur shqiptari del nga hoteli me të shumëkërkuarin Faruk Ozer

Është arrestuar Edevaldo Haxhiu, 36-vjeçari i cili akuzohet se ndihmoi dhe mbështeti të arratisurin Faruk Fatih Özer, themeluesin e kompanisë, që kërkohej për shkëmbimin e parave kripto Thodex.

Mediat turke kanë publikuar detaje që lidhin biznesmenin e arrestuar shqiptar Edevaldo Haxhiu e të shumëkërkuarin Faruk Ozer. Vetë Haxhiu mohoi të kishte lidhje me arratisjen e CEO-s së kompanisë turke të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer.

Ai madje tha se nuk e njihte fare Ozer, por mediat vendase kanë publikuar foto ku shihet se si Haxhiu del nga një hotel bashkë me BOSS-in e shpallur në kërkim. Veshur me të zeza, Haxhiu del nga hoteli bashkë me CEO-n.