Aplikacion
Tifozë nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin nga Morina për të mbështetur Kombëtaren e Futbollit në këtë ndeshje, e cila do luhet në stadiumin Air Albania.
Me iniciativa personale por edhe të organizuara në grupe si Kuq e Zi, Plisat etj, tifozët pohojnë me krenari se kemi një kombëtare, të gjithë duhet ta mbështesim.
“Po e shohim çdo ditë se krejt bota po mundohet me na nda. Unë jam anëtar i tifozëve kuq e zi, nga momenti qe vij këtu dhe për sa kohë jam anëtar i tifozëve kuq e zi, përkrah Kombëtaren shqiptare, pra dihet ca mendimi kam, mendoj se duhet të jemi një komb, një kombëtare dhe për një flamur, s’diskutohet se kemi një flamur dhe një atdhe,” –ka thene prej tifozëve.
Mbështetja për kombëtaren nuk do të mungoj, ata janë të bindur se ekipi ynë do të dalë triumfues ndaj Çekisë.
“Do fitojmë ose 2-0, ose 3-1” , ka përfunduar mendimin e tij tifozi nga Prishtina.
Kombëtarja Shqiptare është ekipi që përfaqëson me krenari çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufijve, duke mos humbur asnjë ndeshjë dhe duke bërë të ndjehët atdhetaria në shkallët e stadiumit, nëpërmjet ngjyrave të përfaqësimit të trojeve tona nga grupimet e tifozëve.
View this post on Instagram