zoom

Art & Kulturë

Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur elbasanas

Është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare,shkrimtari, studiuesi, publicisti, pedagogu i mirënjohur elbasanas, Astrit Bishqemi i cili u lind më 18 Korrik 1943 në Elbasan dhe rrënjët e tij i kishte nga një familje mjaft patriotike.

Që në fëmijëri ishte i dashuruar me shkrimin dhe edukimin. Kështu ai e nisi profesionin e dashur të mësuesit që në moshë mjaft të re.

Astrit Bishqemi mbanë titujt: “Mësues i Merituar” , “Profesor i Asociuar” dhe “Doktor i Shkencave Humane.”

Ai filloi punë si mësues që në moshën 13 vjeçare. Koha në të cilën ai filloi punën në arsim e pranonte këtë talent që më vonë shfaqi më shumë aftësi në fushën e shkrimit dhe të letërsisë për fëmijë.

Në kohën që ai punonte më pas u detyrua që të kryente shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe më pas Institutin në Shkodër, dega Matematikë – Fizikë.

Si mësues Astrit Bishqemi punoi për shumë vite në Dumre, Librazhd, Peqin, Elbasan dhe, që nga viti 1981 ishte pedagog (i jashtëm e më pas efektiv) në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.Astrit Bishqemi kishte pasion letërsinë. Ishte letërsia për fëmijë, ajo që e ushqeu vetë vrullin e tij letra e krijues e kështu ai më pas kreu edhe studimet e larta për gjuhë shqipe dhe letërsi, po në qytetin e lindjes Elbasan.

Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i letërsisë për fëmijë, që në fondin e tij krijues ka me dhjetra tregime, romane, novela, përkthime, skenarë për filma, si dhe autor e bashkautor i teksteve mësimore të letërsisë për fëmijë etj.Më pas ai studioi dhe paraqiti studime të shumta në fusha të ndryshme letrare, ku më i efektshëm dhe mjaft dominues ishte vëllimi i tij studimor e gjithëpërfshirës “Teoria dhe historia e letërsisë për fëmijë e të rinj”. Ai ka publikuar dhe mjaft libra të tjerë, të cilët janë vlerësuar shumë.
Për këtë autor janë botuar dhe dy monografi: “Astrit Bishqemi – Krijues dhe studiues i shquar i letërsisë për fëmijë e të rinj” nga Dr. Rudina Alimerko (Vlorë), si edhe “Talent dhe përvojë krijuese e shkencore – Vështrim analitik e sintetik i Astrit Bishqemit në veprën “Vlera të anatemuara”. Faik Shkodra (Prishtinë).
———————–
Tituj dhe Nderime

Mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjithashtu mban titullin ”Mësues i Merituar”. Si autor i shumë vjershave, tregimeve, novela dhe romaneve, në qershor të vitit 2009, Ministria e Kulturës dhe Sektori Shqiptar i IBBY-t (International Board on Books for Young people) e nderoi me çmimin e karrierës “Orët” për “punë të përkushtuar në studimin e letërsisë shqipe për fëmijë dhe si krijues i afirmuar”.

Veç çmimeve kombëtare në fushën e krijimeve për fëmijë, në vitin 2010 është nominuar kandidat i Shqipërisë për Çmimin e lartë botëror “Astrid Lindgren”, që jepet në fushën e Letërsisë për Fëmijë e të Rinj. Astrit Bishqemi është i vetmi shkrimtar shqiptar që është nominuar për këtë titull. Ai është një vlerë e pakontestueshme krijuese në shumë zhanre dhe me shumë vlera, është një model qytetari elbasanas e më gjerë.

Novela

1. Gjoksshkëmbi (fantistiko-shkencor) – Shtëpia Botuese (Sh.B.) Naim Frashëri, Tiranë 1972

2. Tregim për nënën trimëreshë – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1974

3. Përtej oborrit diellor (fantistiko-shkencor) – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1978[4]

4. Partizani fotograf – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1980

5. Një verë plot ngjare – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1981[5]

6. Kur çelnin livarëzat e arrës – Sh.B. Naim Frashëri, Tiranë 1984

7. Epitafi dinak – botim i Gazetës Fjala e Lire, Elbasan 1994; Ribotuar me titullin: Kjo ndodhi në Fushë-Kosove – Sh.B. ERIK, Tiranë 2009

8. Burgu i qelqtë – Sh.B. Onufri, Elbasan 1995; Ribotuar me titullin Mësonjtorja e Parë, Tiranë 2002

9. Doriu i luftërave – ONUFRI, Tiranë 1996; ERIK, Tiranë 20…