zoom

Aktualitet

Ndërron jetë shkrimtari Ismail Kadare

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Prozatori kolos i letrave shqipe u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Urgjencë.

Letërsia e Kadaresë ka dhënë një kontribut të çmuar në letërsinë tonë. Me njohje ndërkombëtare të gjerësishme dhe i përkthyer në 45 gjuhë, Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në Letërsi, si dhe është vlerësuar me dekoratën më të lartë franceze, më 1 janar 2020, nga Presidenti i Francës, Macron, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936, Kadare ka qenë akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.

Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Nga veprat e tij më të njohura, të përkthyera në disa gjuhë të botës mund të veçojmë “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Pallati i ëndrrave” apo poezinë tashmë aq të famshme, “Mall”./ Zoom.al