zoom

Aktualitet

Ndërroi jetë disa orë pasi u largua nga spitali, zbardhet dëshmia e mjekut që ndoqi rastin

Pak orë pas vdekjes së 51-vjeçares nga Korça Albana Saliçe, është zbardhur edhe dëshmia e mjekut Çelnik Fetallari i cili ndoqi rastin e viktimës në urgjencën e spitalit të këtij qyteti.

Sipas mjekut gruaja është paraqitur në urgjencë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye i është nënshtruar një kontrolli.

“51 vjeçarja u paraqit në urgjencë me dhimbje gjoksi, pasi e kontrolluam dhe EKG i doli mirë gruaja është dërguar në banesën e saj”, mësohet se ka deklaruar ai.

Ndërkohë pas akuzave të familjarëve dhe kërkesës së tyre për ekspertizën mjekoligjore priten rezultatet për të hedhur dritë mbi vdekjen e 51-vjeçares.