Arrestimi i Erion Veliajt duket se ishte i panjoftuar edhe për vetë atë, i cili ndonëse fizikisht ndodhej brenda godinës së Bashkisë së Tiranës, me “shpirt” gjendej në shërbim të qytetarëve.
Në faqen zyrtare të Erion Veliajt, në Facebook, po transmetohej një aktivitet i tij në Yzberisht, ndërkohë që në këtë kohë u bë arrestimi i kryebashkiakut në ambientet e Bashkisë së Tiranës.