zoom

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken mesazh ngushëllimi

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken reagoi pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në mesazhin e tij thuhet se Nishani ka kontribut në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Mesazhi i Blinken është shpërndarë nga faqja e ambasadës amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për largimin nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneritetin tonë të qëndrueshëm lënë pas një trashëgimi jetëgjatë,” thuhet në mesazh.

Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Gjermani, ndërsa trupi i tij pritet që të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e enjte, ku pritet të mbahen dhe homazhet shtetërore.

Postime të lidhura