Aplikacion
I pyetur nëse do të bëhej pjesë e këtij edicioni të BB VIP, Mevlani pranoi se dikur kishte pasur shumë dëshirë, por tani është i dyzuar nëse hyrja e tij do të kishte ndonjë vlerë:
“Unë kam pasur shumë dëshirë me thënë të drejtën. Nuk e di në këtë pikë të lojës sa do t’ja vlente sepse edhe lojtarët kanë marrë pozicionet e tyre. Dihet që janë disa personazhe drejt finales dhe nuk e di sa do të më shërbente kjo hyrja ime. Kur them jo, më qan shpirti. Nuk e di”
Nga ana tjetër, gjatë rubrikës Big Love, Livia mori një mesazh nga dikush që u prezantua me emrin Melo, ashtu siç ajo e thërret Mevlanin. Kjo gjë ngjalli diskutime në rrjet, ku shumë ndjekës spekuluan nëse ishte vërtet ai që e kishte dërguar mesazhin apo dikush tjetër.
Mevlani reagoi ndaj këtyre aludimeve, duke u shprehur se nuk dëshironte që kjo histori të përmendej brenda shtëpisë, pasi mund të përdorej kundër Livias:
“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ja përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar sepse lëndohen njerëzit.”
Sulmet e Ramës, reagon dhe KLP:Pavarësia e prokurorisë, gur themeli i një sistemi ligjor të drejtë