zoom

Të gjitha

“Ndarja e tyre ishte një bombë…”/ Antonela Berisha flet për herë të parë pas daljes nga BBV

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku foli për miqësitë e krijuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tha si fillim se nuk “është e vërtetë se nuk ka nevojë për asnjë” dhe se një deklaratë të tillë e ka bërë në BB VIP, pasi nuk kishte hyrë për të gjetur shokë e shoqe.

“E kisha provuar një tjetër reality show dhe e pashë sa fake janë. Shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe. Edhe në Big Brother ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha Berisha.

Ajo foli edhe për miqësitë që u krijuan aty brenda.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda. Me Monikën jam takuar edhe jashtë. Unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet. Jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës. Edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një bombë. Më futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”./L.K

/Zoom.al