zoom

Bota

Ndalohet hyrja me targa serbe në Kosovë! Vuçiç thërret me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Mësohet se mbledhja është caktuar të mbahet nesër në orën 10:00.

Sipas “Novostit”, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, konkretisht vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Asnjë makinë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ndërkaq tashmë kanë nisur të hyjnë veturat e para nga Serbia në Kosovës, të cilave nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme. Në pikën kufitare në Jarinje, disa serbë kanë bllokuar rrugën dhe po protestojnë.

Related Posts