Aplikacion
Çitaku përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter tha se Aslamova tani po mbahet në paraburgim, duke shtuar se dihet qëllimi i hyrjes së saj në Kosovë, informon Express.
“Daria Aslamova u arrestua sot teksa tentoi të kalonte kufirin nga Serbia për në # Kosovë . Ajo është apologjete e Putinit dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh oficer i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “udhëtimit” të saj Aslamova tani është në paraburgim të autoriteteve të Kosovës”, shkroi Çitaku.
Ndërsa ndalimin e saj në kufi e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky tentim i hyrjes së saj në Kosovë e dëshmon qartë se ka për qëllim destabilizimin e vendit