zoom

Lajme

Ndahet nga jeta ylli i kinematografisë botërore

Ylli i filmave, Donald Sutherland, ka vdekur në moshën 88-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të aktorit kanadez u dha nga djali i tij.

Aktori Kiefer Sutherland shkroi: “Me zemër të thyer ju them se babai im Donald Sutherland ka ndërruar jetë. Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë nuk u tremb nga një rol, i mirë. Ai e donte atë që bënte dhe bënte atë që donte, dhe askush nuk mund të kërkojë më shumë se kaq. Një jetë e jetuar mirë.”

Sutherland ka pothuajse 200 filma në emrin e tij në një karrierë që përfshin më shumë se gjysmë shekulli.

I lindur në New Brunswick, Kanada ai filloi si reporter lajmesh në radio përpara se të udhëtonte në Londër në 1957 për të studiuar në Akademinë e Muzikës dhe Artit Dramatik në Londër.

Më pas ai mori role të vogla në filmin dhe televizionin britanik.

Rolet e tij më të hershme të profilit të lartë ishin në filmat e luftës, duke përfshirë “The Dirty Dozen” të vitit 1967, dhe Kelly’s Heroes dhe M*A*S*H nga viti 1970.

Megjithë rolet e tij të shumta, Donald Sutherland nuk u nominua kurrë për Oscar. Ai mori një çmim nderi Oscar në 2017.