zoom

Politikë

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS-së, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri.

Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Edlira Haxhiymeri, pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë.

Ajo ka mbajtur gjithashtu poste si sekretare organizative në selinë rozë./zoom.al