zoom

Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetarja në Prishtinë (Historia e trishtë e jetës së saj)

Një gazetare ukrainase, që jetonte në Prishtinë, u nda nga jeta këtë të mërkurë.

Olga Priadko humbi jetën në moshën 51-vjeçare në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte së bashku me djalin e saj.

Dy vite më parë, ajo u detyrua të braktiste vendlindjen dhe shtëpinë e saj, për shkak të frikës nga agresioni rus në Ukrainë.

Ajo ishte zhvendosur në Kosovë dhe prej dy vitesh, jetonte në Prishtinë, ku gjeti një strehë të sigurt, larg bombardimeve, falë programit “Gazetarët në rezidencë – Kosova”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e gazetares ukrainase.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë. Si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh. Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”, u shpreh Kurti.

Related Posts

None found