zoom

Aktualitet

Ndahet nga jeta gazetari i njohur, Unioni i Gazetarëve: Dhimbje e thellë

Gazetari i njohur Milto Baka është ndarë nga jeta sot në moshën 77-vjeçare.

Për shumë vite Baka punoi si redaktor dhe drejtor Informacioni në TVSH dhe më pas, për shumë kohë, në kompaninë mediatike ” Koha jonë”, Revistën Klan dhe redaksinë e TV Klan. Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë.

Në karrierën e gazetarit Baka përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptar, i cili në të njëjtën kohë i shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, thuhet në njoftimin Unionit të Gazetarëve.