Aplikacion
Ai u nda nga jeta në moshën 70-vjeçare pasi pësoi infarkt.
Familjarët e tij kanë pohuar se Leon Çika vuante nga problemet e zemrës dhe nga diabeti.
Leon Çika ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në degën grafikë – dizajn.
Ai ka punuar si piktor dhe skenograf në Pallatin e Kulturës në Gramsh, ndërsa iu përkushtuar edhe afreskeve dhe gravura në muzeun e Krujës.
Ai ka qenë edhe drejtor i departamentit të fotografisë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe drejtor i departamentit të fotografisë në Muzeun “Enver Hoxha” në Tiranë.
Gjatë viteve të punës së tij, Çika ka çelur disa ekspozita në Galerinë Kombëtare të Arteve me tematikë mbi turizmin në Shqipëri.
Leon Çika ishte i njohur për pikturat e tij të peizazheve dhe fotografitë artistike, duke lënë një trashëgimi të pasur në artin dhe kulturën shqiptare.