zoom

Bota

Ndahet nga jeta David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, në Itali, David Sassoli, President i Parlamentit Evropian dhe socialdemokrat italian.

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u nda nga jeta në orën 1.15 të mëngjesit të 11 janarit në CRO në Aviano (PN), Itali, ku ishte shtruar në spital. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët në vijim,” postoi sekretari i tij, David Cuillo në Twitter.

Zëdhënësi kishte njoftuar të hënën pasdite se Sassoli ishte në spital që nga data 26 dhjetor “për shkak të një komplikacioni të rëndë prej një mosfunksionimi të sistemit imunitar” dhe se të gjitha aktivitetet zyrtare ishin anuluar.

Pasi vuajti në të kaluarën nga leukemia, Sassoli u godit nga një rast i rëndë i pneumonisë në shtator gjatë një seance plenare të Parlamentit dhe u desh të shtrohej në spital. Ai u kthye në Itali për t’u rikuperuar, por pati një rikthim të sëmundjes që e mbajti larg detyrave për pak kohë.

Ai mungoi sërish në nëntor pas analizave mjekësore lidhur me një formë të rënë të sëmundjes së pseumonisë, shkaktuar nga bakteri i njohur si Legionella.

Dikur një ish-prezantues i lajmeve televizive në Itali, mandati i Sassolit si kreu i Parlamentit Evropian do të përfundonte këtë muaj, në gjysmë të mandatit legjislativ pesëvjeçar, i cili filloi në vitin 2019.