Aplikacion
Ai është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit” rreth orës 22:00.
Raportohet se Baba Hekuran Nikollari është gjetur pa shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës tij.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Më datë 03.02.2025, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Teqeja e Alipostivanit”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. N., 61 vjeç, Baba i Teqes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.