zoom

Aktualitet

Arti në zi! Shuhet Zef Deda

Aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda është ndarë nga jeta.

Mjeshtri i humorit ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në Shkodër. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të artistit shumëdimensional e dha djali i tij, Julian Deda.

Pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin “Migjeni”.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Ai ka interprertuar shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”

Postime të lidhura