Aplikacion
Sipas mediave italiane ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë. Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit dhe duket e pabeshueshme, por Blasi dhe Totti nuk duhen më si më parë!
Sipas tyre Ilary nuk ishte e pranishme në festën e 45-vjetorit të ish-futbolistit italian. Edhe në profilet përkatëse sociale, jeta në çift ishte zhdukur gradualisht.
Sipas Corriere della Sera, mungojnë vetëm dokumentet ligjore për të zyrtarizuar ndarjen. Arsyeja e ndarjes?
“Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, pa dyshim që nuk i ka pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar”, -thuhet në gazetën Corriere della Sera.
Po ashtu flitet për një sherr mes të dyve më 5 shkurt, gjatë një udhëtimi familjar në Castel Gandolfo. Megjithatë, për momentin nuk ka konfirmime apo mohime zyrtare nga çifti.