zoom

Lajme

Ndahen Gerd Vaso dhe Enada Hoxha për shkak të tradhtisë?

Martesa disavjeçare mes çiftit të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso duket se ka marrë fund.

Sipas Anabel.al, ndarja mes tyre është e konfirmuar, ndonëse asnjë prej balerinëve nuk ka reaguar pas lajmit që qarkullon.

Deri tani i ditur është fakti se çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram.

Veç kësaj, Gerd Vaso ka hapur një profil të ri, ku mungojnë fotot me Enadën.

Ndërsa Enada, nga ana tjetër, vazhdon të ketë foto me balerinin.

Në rrjet qarkullojnë fjalë se shkak i ndarjes mes tyre është bërë tradhtia e Gerd Vasos, edhe pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Po ashtu, thuhet se ata nuk jetojnë më bashkë.

Gerd Vaso dhe Enada Hoxha janë prindër të një djali 16-vjeçar, Roan.