Aplikacion
Të paktën 70 ushtarë janë vrarë nga një sulm artilerie ruse në bazën ushtarake në rajonin e Sumy-t. Kështu kanë konfirmuar zyrtarët ukrainas mëngjesin e kësaj të marte.
Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur në qytetin e Okhtyrka-s, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Punonjësit e urgjencës po kërkojnë në rrënoja duke u përpjekur të gjejnë të mbijetuar.