zoom

Sport

Nata e fundit e vajtjeve të Champions, dy sfidat. Napoli-Barcelona në shifra dhe statistika

Sot luhen dy sfida të tjera të javës së dytë të Champions league, të vlefshme për kalimin në çerekfinale. Porto dhe Arsenal është çifti i parë, me “topçinjtë” që po gëzojnë formë të mirë në Premier.

E dyta është Napoli dhe Barcelona, që do të përballen në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions. Njihuni me statistikat:

-Kjo do të jetë përballja e pestë mes Napolit dhe Barcelonës në kupat e Europës. Katër takimet e deritanishme flasin për Barcelonën që ka fituar 2 ndeshje dhe ka barazuar 2 të tjera;

-Ndeshja e parë mes dy skuadrave e luajtur në fazën e 1/8 e finaleve është ajo në Ligën e Europës 2021-2022 dhe përfundoi 1-1, por e luajtur në Barcelonë;

-Napoli numëron tre humbje radhazi ndaj ekipeve të La Ligës me 11 gola të pësuar;

-Rekordi i Napolit në përballjet me dy takime kundër skuadrave spanjolle është një fitore dhe tetë humbje. Fitorja e tyre e vetme ishte ajo kundër Valencias në raundin e parë të Kupës UEFA 1992-1993 (1-5 jashtë, 1-0 në shtëpi);

-Hera e fundit që Barcelona u përball me një ekip të Serie A ishte në fazën e grupeve sezonin e kaluar, kur humbën 1-0 në Milano përballë Interit, përpara se të barazonin 3-3 në shtëpi;

-Skuadra spanjolle ka fituar tre nga pesë ndeshjet e fundit në Itali, duke përfshirë fitoren e saj 4-2 kundër Napolit në vitin 2022;

-Rekordi i Barcelonës në përballjet me dy takime kundër klubeve italiane është nëntë fitore dhe pesë humbje;

-Barcelona është përballur me një kundërshtar italian në pesë finale të kompeticioneve të UEFA-s, me tri fitore dhe dy humbje. Më e fundit ishte fitorja 3-1 kundër Juventusit në UEFA Champions League 2014-2015 në Berlin;

-Barcelona ka fituar vetëm 14 nga 34 ndeshjet e fundit jashtë fushës së saj në kompeticionet evropiane (nëntë barazime dhe njëmbëdhjetë humbje;

-Fitorja 2-1 kundër Granadës në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 e finaleve në Europa League 2020-2021 është suksesi i vetëm i Napolit në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër klubeve spanjolle. Katër prej tyre përfunduan në barazim 1-1. /ZOOM.AL/