Aplikacion
Mjeti ajror, AIR Taxi, është projektuar nga Joby Aviation dhe mund të mbajë deri në 2 persona.
Mjeti përbëhet nga 6 helika gjigande dhe është projektuar të mos bëjë zhurmë, në mënyrë që të përshtatet me jetën kaotike të qytetit, pa i shqetësuar banorët. Gjithashtu, helikopteri mund të arrijë një shpejtësi deri në 322 km/orë.
Ekipi i NASA ka thënë se do të mbledhë informacione se si lëviz, tingëllon dhe si komunikon automjeti me kontrolluesit.
Projekti është pjesë e Fushatës Kombëtare të “Nasa’s Advanced Air Mobility”, që synon të ndihmojë tregun e aviacionit në zhvillim. Agjencia hapësinore planifikon të kryejë teste të ngjashme me kompani të tjera në të ardhmen.
Një numër kompanish po konkurrojnë për të ndërtuar taksinë e parë fluturuese në botë, duke përfshirë Uber dhe Volocopter.
Kjo e fundit ka thënë se dëshiron të nisë atë që e quan si shërbimi i parë i taksive ajrore në botë në vitin 2022.
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite