zoom

Sport

Napoli në krizë, Igli Tare shihet si kandidat për postin e drejtorit

Humbja që Napoli mori përballë Atalanta bindën akoma më shumë presidentin De Laurentiis që në fund të këtij sezoni të nis një revolucion me shkallë të gjerë.

Është e qartë që ky ekip ka nevojë për një shkundje të fortë, për një projekt të ri. Sipas “Corriere dello Sport”, De Laurentiis do të ndryshojë të gjithë strukturat drejtuese, ku hallka më e rëndësishme është ajo e drejtorit sportiv.

Në këtë pikë del në skenë sërish emri i Igli Tares, i cili ka përfunduar në listën e reduktuar të kandidatëve final për këtë post. Tare vlerësohet shumë për punën e madhe që ka bërë te Lazio edhe pse kishte një buxhet të reduktuar. Edhe te Napoli pritet të jetë e njëjta situatë pasi blutë janë jashtë Evropë, çka do të thotë më pak para. Posti i dytë më i rëndësishëm është trajneri i ri. Është e qarta që Francesco Calzona pritet të largohet në fund të sezonit, por fakti që Napoli është jashtë Evropë e ndërlikon shumë emrin e trajnerit të ri.

Antonio Conte është dëshira më e madhe, por në këto kushte vështirë se mund të ndodhë, vështirë se Conte pranon të rikthehet në këto kushte. Më pas ka edhe objektiva të tjera sa i përket grupit të lojtarëve, ku tema kryesore është dyshja Osimhen-Kvara.

E sigurt është se një ndërmjet tyre do të sakrifikohet, mbase edhe të dy, por nigeriani është me një këmbë jashtë Napolit, pritet të transferohet në Premier League. Me paratë e fituar nga shitja e Osimhen, minimumi 100 milionë euro, Napoli do t’i ri investojë në merkato për të afruar lojtarë të rinj. /ZOOM.AL/