zoom

Sport

Najdovski: Dinamo favorite, por ne kualifikohemi! Me këtë ekip Tirana kthen titullin!

Së bashku me trajnerin Orges Shehi në konferencën për shtypin përpara ndeshjes kundër Dinamo Batumi, foli edhe kapiteni Filip Najdovski.

Mbrojtësi beson se Tirana do të kualifikohet në turin e dytë të Conference League, ndërsa përgëzoi klubin për merkaton.

Kundërshtari – “Mendoj që Dinamo Batumi ka një skuadër shumë cilësore. Dhe mendoj se është një nga dy skuadrat më të forta në Gjeorgji. Kemi respekt maksimal për kundërshtarët, por ne do të kalojmë në raundin e dytë të Conference League. Është një përparësi e madhe për ta fakti që e kanë filluar kampionatin. Janë diku në mes të kampionatit. Por nëse i referohemi lojtarëve, unë mendoj se Tirana është shumë herë më e mirë”.

Atmosfera – “Ka entuziazëm në ekip. Jemi përgatitur shumë mirë, mendoj se nuk kemi asnjë problem dhe do të japim maksimumin”.

Superliga — “Ka kohë për kampionatin, por sigurisht që ne do të rikthejmë titullin në shtëpi”.

Hoxhallari – “Mund të them se ai është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. Jam i lumtur që u rikthye“, deklaroi qendërmbrojtësi nga Maqedonia e Veriut.

Tirana-Dinamo Batumi do të luhet ditën e enjten stadiumin në “Air Albania” duke nisur prej orës 20:00. /zoom.al