Aplikacion
Naimit, sipas dëshmisë së babait të tij, në telefon iu gjetën biseda dhe foto.
Nga momenti i zbulimit, shtoi ai, marrëdhëniet mes Naimit dhe Kushtrimit u ftohën, ndërsa për këtë fakt, ishte në dijeni edhe bashkëshortja Liridona Ademaj.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Shaban Murseli deklaroi se Liridona dhe Naimi kishin rënë dakord ta mbyllnin këtë çështje.
“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale.
Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, u shpreh Shaban Murseli.
Më herët u zbardh dëshmia e Naim Murselit, sipas të cilit Liridona e kishte tradhtuar në Suedi pasi i dolën në shesh bisedat me një të afërm.
“Një problem familjar ku kanë dal në shesh disa SMS-a me një të afërt. Këta SMS-a ia kanë dërguar bashkëshortes sime dhe kjo e ka rënduar tej mase lidhjen tonë martesore. Pas kësaj ngjarje, presioni dhe kontrolla ndaj meje është shtuar ku unë kam kërkuar ndarjen mirëpo kategorikisht bashkëshortja nuk ka pranuar dhe në një ndejë në Malmo të Suedisë, bashkëshortja më ishte hakmarrë duke më tradhtuar me një person të huaj aty. Këtë ngjarje unë e kam parë me sytë e mi mirëpo nuk ia kam shprehur në asnjë moment. Kjo ngjarje sigurisht që më ka rënduar dhe ndikuar në raportin tonë. Unë si bashkëshort të gjitha kushtet ia kam plotësuar dhe kam dashur që ajo të jetë e lumtur”, pohoi Naim Murseli.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës