Aplikacion
Gjatë kontrollit në magazinën e bar-restorantit, në pronësi të 53-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.
53-vjeçari u arrestua për vepra penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Zoom.al/
None found