Aplikacion
Mëngjesin e të njëjtës ditë, nafta tregtohej me çmimin e një ditë më parë, 230 lekë për litër.
Ndërkohë, Kryeministri Rama ritheksoi dhe njëherë se qeveria nuk ndërhyn dot në një treg të lirë siç është ai i naftës.
Pyetur nga gazetarët se a është menduar reduktimi i taksave që mban nafta dhe e reflekton në çmimin fundor, Rama u shpreh se kjo do të sillte rritje të çmimit të energjisë.
Pa dhënë shpjegime të mëtejshme, Kryeministri i vendit nënkuptoi se nafta dhe të ardhurat nga ajo po mbulojnë kostot tepër të larta të blerjes së energjisë elektrike duke e mbajtur çmimin në nivele të ulëta. Në të kundërt, nëse ulet nafta, kosto do të pasqyrohet tek energjia elektrike.
Inteligjenca artificiale mund të diagnostikojë gratë që rrezikohen nga kanceri i gjirit