Aplikacion
Spanja eliminoi Gjermaninë në minutën e 118 me goline Mikel Merino, duke shënuar një tjetër rekord negativ për vendasit për çdo kompeticion të rëndësishëm që kanë zhvilluar në shtëpinë e tyre prej dekadash, por edhe 36 vitet pa fituar ndaj iberikëve, sidomos sezonet e rëndësishme Evropian 2008, Botëror 2010 dhe Evropian 2024.
Franca është gjysmëfinalistja tjetër që do përballet të martën me “Furinë e kuqe”. “Gjelat” janë kualifikuar në gjysmëfinale të Europianit, pasi eleminoi me penallti Portugalinë(120 minuta 0-0).
Skuadrat rrezikuan që në minutat e para, nga një rast për secilën skuadër, me Bruno Fernandes dhe Theo. Në të 62-tën, Maignan i mohoi golin Vitinhas. Në të 67-tën Kolo Muani shpërdoroi një rast të mirë.
Por pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund, me ekipet që shkuan në shtesë. Edhe Ronaldo shpërdoroi një rast të pastër 5 metra nga porta në kohën shtesë dhe mund të ishte bërë heroi i portugezëve.
As shtesa nuk prodhoi gol, Franca u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltive, në gjysmëfinale gjen Spanjën. Ishte Joao Felix i vetmi që gaboi, duke goditur shtyllën, teksa francezët u treguan të saktë deri në fund. /ZOOM.AL/