zoom

Politikë

Murrizi: Tre ish-ministra dhe dy nga krahu i Lulit në shtator i keni në kokërr të burgut

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar se do të ketë arrestime të tjera në radhët e politikanëve në muajin shtator.

Murrizi paralajmëroi se tre ish-ministra dhe dy nga krahu i Lulzim Bashës do shkojnë në “kokërr të burgut”.

“Deri në shtator ke dhe nja tre të tjerë ish ministra dhe dy në krahun ku ka qenë Luli në kokërr burgut.

Luli ka veshur dhe bluze për të treguar që është në luftë. I kanë thënë Lexit që Luli na duhet në politikë”, paralajmëroi Myslim Murrizi i ftuar në Panorama TV.

Deri më tani kemi disa të burgosur në rradhët e Partisë Socialiste, 2 ish-kryebashkiakët, Safet Gjici dhe Vangjush Dako, ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako, që ndodhen në të njëjtin burg, atë të Durrësit.

Ndërkohë vetëm pak muaj më parë u lirua nga qelia ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre.