zoom

Aktualitet

Mungesa e 4 barnave për fëmijët, a do dorëhiqet Manastirliu? Ministrja: Presim prokurorinë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave ka kaluar pr/ligji për shërbimin spitalor që synon të krijojë modelin e autonomisë.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u shpreh se një grup ekspertësh do të hartojnë planin kombëtar spitalor.

Ndërkohë ajo i është përgjigjur pyetjeve lidhur me një denoncim të bërë për mungesën prej 2 vitesh të barave për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda në QSUT.

Ajo siguroi se nuk do të ketë më mungesa të këtyre barnave ndërkohë që e pyetur për një dorëheqje në shenjë përgjegjësie për këtë situatë ajo zgjodh të mos përgjigjej duke kërkuar rezultatin e kërkesës së dërguar në prokurori.

Si janë siguruar, ka tender dhe kur kanë ardhur?

Ne do të garantojmë buxhetet e nevojshme që të mos ketë asnjë problematike për buxhetimin e barnave në spitalet tona. Sfidat që kemi patur ne jemi përpjekur t’i zgjidhim në disa mënyra duke siguruar furnizimin. Ne kemi hapur procedurat e Prokurimit Publik për këtë çështje për të garantuar në vazhdim furnizimet.

E kujt është përgjegjësia që për 2 vite kanë munguar këto medikamente?

Ju keni çuar një kërkesë në organet e prokurorisë dhe le të presim rezultatin për përgjegjësit

A është dorëheqja juaj një garanci për këtë problematike?

Ne japim garanci se buxheti për barnat nuk mungojnë dhe do të zbatojmë ligjin./Zoom.al/