zoom

Stil

“Mund të jem unë” – Ku do ta shohim Lei Krajan në sezonin e ri?

Lei Kraja në javët e fundit sfidoi veten me një format ndryshe televiziv, “Pushime op Top”.

Por kur këtij programi po i vjen fundi, Lei ka në plan të jetë pjesë e sfidës së kërcimit?

Në një intervistë me Deborah Keçin, që ishte pjesë e sezonit të parë, Lei i kërkoi asaj të rrëfente më shumë për përvojën në DWTS.

E pyetur se kush e meritonte me të vërtetë fitoren, Deborah tha se “pa dyshim, duhet ta fitonte Elhaida, sepse dallonte nga të gjithë të tjerët”.

Ndërsa pyetjes se kush është një personazh i denjë për të qenë në DWTS2, ajo tha: “Ja një si ty për shembull…” duke iu drejtuar Leit. “Ok, mund të jem unë”, – tha ajo me të qeshur duke ngritur kështu dyshimet për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të DWTS.