zoom

Aktualitet

“Mund të intimidojë dëshmitarët”/ Veliaj është përgjuar në paraburgimin e Durrësit?

Gazezarja Klodiana Lala ka deklaruar se Erion Veliajt, i janë bërë përgjime ambientale në paraburgimin e Durrësit, duke thënë se kanë qenë të autorizuara nga Prokuroria.

Sipas Lalës, i janë përgjuar bisedat jo vetëm me vëllain, por edhe personat e tjerë. Më tej shton Lala, se bazuar në këto përgjime, “prokurorët kanë pretenduar në sallë se Veliaj mund të intimidojë jo vetëm dëshmitarët, por të vërë në rrezik edhe marrjen e provës”.

Gazetarja ka zbuluar dhe bisedën që ka patur me avokatin e Veliajt pas seancës së sotme në Apelin e GJKKO, lidhur me provat e reja të prokurorëve të SPAK ndaj tij.

“Unë kam zhvilluar një bisedë telefonike me zotin Ermir Beta. Ka qenë i rezervuar për të dhënë detaje të reja. Për sa kohë tha nuk jam njohur me këto prova të reja. Do t’i shqyrtoj bashkë me ekipin ligjor dhe më pas të mbaj qëndrimin zyrtar në seancën e nesërme”, tha Lala.

Postime të lidhura