zoom

Aktualitet

Muaji i parë i Trump në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi këtë të premte për 30 ditët e para të Donald Trump në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes rrjeteve sociale, ambasada e SHBA-së nënvizoi se gjatë këtij muaji është ndjekur politika e jashtme “Amerika e para”.

Ambasada shpërndau mesazhin e Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, që thekson se gjatë këtij mandati të Trump, Amerika do të bëhet më e fortë dhe e sigurtë.

Reagimi i ambasadës:

Ky ishte muaji i parë i Administratës Trump. Presidenti Donald J. Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio po japin rezultate dhe po çojnë përpara një politikë të jashtme ku Amerika është e Para, e cila synon ta bëjë vendin tonë më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Dhe ne sapo kemi filluar”, shkruan ambasada.

Mesazhi i Marco Rubio:

“Vetëm 30 ditë nën drejtimin e presidentit Trump, ne kemi parë përparim të rëndësishëm në disa nga sfidat më të ngutshme me të cilat përballemi në mbarë botën. Ky është vetëm fillimi. Interesi kryesor kombëtar i Amerikës do të vazhdojë të udhëheqë misionin tonë dhe politikën e jashtme amerikane. Ne nuk do të ndalemi në përpjekjet tona për ta bërë Amerikën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë’, shkruan në rrjetin social Instagram, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.