zoom

Të gjitha

“M’u mbushën sytë me lot!” Paloma flet pas “përballjes” me bashkëshortin

Paloma iu rikthye mbrëmë sërish rrëfimit të saj të pak ditëve më parë kur tregoi se bashkëshorti i saj ka luftuar një betejë shumë të vështirë, atë me alkoolin.

Në takimin me gazetaren të premten, partneri i saj, Alandy u shpreh i lënduar që ajo riktheu një moment të vështirë të jetës së tyre, teksa shtoi se deklarata e saj ishte pak më e ekzagjeruar seç duhet.

Pas shfaqjes, nuk munguan komentet e banorëve të tjerë lidhur me këtë situatë, teksa sonte Paloma u shpreh se ishte një moment dobësie.

Në një bashkëbisedim me Semin, Fifin dhe Beniadën ajo tha se iu mbushën sytë me lot kur pa të shoqin e lënduar.

“Unë nuk e kam mbajtur kot larg mediave dhe publikut historinë time. Ishte një moment dobësie dhe e thashë. Të betohem për gocën isha gati të dilja nga shtëpia sepse ndihesha keq për bashkëshortin. Kur e pashë të lënduar mu mbushën sytë me lot!”- rrëfeu ajo.

Megjithatë, në fund tha se historia e saj mund të shërbejë si burim frymëzimi për shumë familje të tjera.