zoom

Aktualitet

M*sakroi gruan dhe më pas i dha fund jetës, ky është 53-vjeçari! Viktimat do të varrosen në Shqipëri

44-vjeçarja, e cila u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar, si edhe autori i krimit i cili më pas u vetëvra, do të varrosen në Shqipëri.

Raportohet se gruaja do të varroset nesër, ndërsa autori, i cili u hodh nga ballkoni i katit të dytë të banesës në Selanik, do të varroset në ditët në vijim.

Ndërkohë dy vajzat e çifti, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, janë në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

Për momentin nuk ka të dhënë që çifti të kenë qenë në policinë greke për dhunë në familje apo vepra të tjera, ndërkohë që të gjithë ata që i njihnin flasin për dy persona që s’kanë pasur kurrë detaje.

Mesditën e së mërkurës, pak para orës 13:00 kur ndodhi vrasja, fqinjët nuk kishin dëgjuar asnjë zë nga banesa e katit të dytë ku çifti jetonte me dy fëmijët.

Postime të lidhura