zoom

Slider

Mourinho fton shqiptarët: Bëni tifo për Romën, Shqipëria e meriton finalen

Atmosfera është ndezur në Romë në prag të finales së Conference League. Interesi është i jashtëzakonshëm dhe lidhur për prtishmërit dhe atmosferën trajneri Jose Mourinho foli këtë të mërkurë në konferencë per shtypi.

“Ajo që unë pres nga tifozët shqiptarë me Kumbullën ose pa Kumbullën, është që të jenë në anën tonë. Nëse janë me ne, janë me ne pavarësisht se luan apo jo Kumbulla. Nëse Roma fiton Kupën, është dhe një shqiptar që fiton Kupën, është një shqiptar që ngren Kupën në Tiranë e kjo për mua do të thotë më shumë se mjaftueshëm për popullin shqiptar për të qënë më pranë Romës se sa Feyenoord. E kjo e bën gjithçka më të ekulibruar sepse për Romën nuk është e lehtë pasi luajmë një tjetër “finale” të premten kunder Torinos dhe të mërkurën finalen e madhe në Conference League. Ndërsa skuadra tjetër është duke pushuar, dhe do të vij me forcat e saj maksimale, ne përgatitemi dhe luajmë në fushë. Në këtë këndvështrim Tirana mund të ndihmojnë të jemi në ekulibër dhe që në një finale do të thotë shumë”, tha Mourinho për Ora News.

FINALJA NË TIRANË – “Për mua të luaj këtë finale në Tiranë është një kënaqësi. Është një kenaqësi e dyfishtë, pasi luajmë për herë të parë një finale dhe kënaqësi, pasi shkoj për herë të parë në një nga vendet e pakta në Europë që nuk kam qënë kurrë e nuk kam luajtuar. Kënaqësi sepse kam në Tiranë miq të rëndësishëm. Fakti se luajmë në një stadium me pak spektatorë për dy klube të madhe si Roma dhe Feyenoord është e vetmja pikë negative që mund të gjëndet. Nëse është një stadium me kapacitet 50 mijë apo 70 mijë spektatorë prap do ishte i vogël, edhe nëse do të luhej në “Snatiago Bernabeu” do të ishte stadiumi plot. Mendoj se vende si Shqipëria e meritojnë këtë mundësi. Më vjen keq për romanistët, por do jetë një finale e bukur dhe nëse Kumbulla do të ngrej kupën”, tha Mourinho. /zoom.al/