Aplikacion
“Djemtë u treguan të zotë, nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Roma është një skuadër me cilësi, një grup shumë i mirë. Ne kishim në kontroll ndeshjen dhe e merituam të kalonim më tej. Merita i takon e gjitha djemve që zhvilluan një ndeshje me personalitet dy ditë pas humbjes në derbi, nuk ishte e thjeshtë”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.
Nuk i fshehu dot emocionet për këtë rikthim të tij në “San Siro”, Jose Mourinho:
“Mënyra se si më pritën Zhang, Marotta, Zanetti dhe tifozët ishte fantastike. “San Siro” do të jetë gjithnjë shtëpia imë, lidhja do të jetë e përjetshme, por kisha ardhur këtu për të fituar. Tani jam pjesë e Romës, ata janë njerëzit e mi, dua ata tani. Arbitrimi? Perfekt deri kur ndeshja ishte 2-0”, u shpreh ndër të tjera Mourinho.
Policia në kaos, bandat në pushtet. Për çfarë i duhet posti Ministrit të Brendshëm?