zoom

Aktualitet

Motra e Liridonës rrëfen detaje të panjohura: Ishin të lumtur, s’dinim asnjë sekret. Nuk kërcënuam

Motra e Liridona (Ademaj) Murseli ka treguar se 30-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj kanë qenë shumë të lumtur bashkë.

Ajo u shpreh se e ndjera nuk i ka treguar nëse ka pasur probleme me bashkëshortin, i cili dyshohet të jetë edhe porositësi i vrasjes së saj për 30 mijë euro.

Për emisionin “Me zemër të hapur”, motra e 30-vjeçares u shpreh se mes çiftit nuk kishte xhelozi.

Motra e Liridonës: “Jetën e ka pasur shumë të lumtur me Naimin. Nuk është e vërtetë që kemi ditur një sekret, por nuk dimë asgjë. Do kishim folur sepse ne e mbrojmë motrën tonë.

Ne nuk e dimë që Naimi e kishte tradhtuar Liridonën, e kemi dëgjuar kohët e fundit. Ajo i ka mbajtur gjërat brenda, duam ta dimë me kë ka folur dhe çfarë ka folur.

Asnjëherë s’ka treguar sekrete me Naimin, për tradhti nuk kam dëgjuar. Unë kam qenë tek familja e burrit tim kur Liridona iku atë ditë për Prishtinë, nuk kanë pasur debat me njëri-tjetrin në syrin tonë, ishin duke mobiluar edhe shtëpinë.

Babai i Naimit, Shabani asnjëherë nuk i kanë nxjerrë nga shtëpia. Ata kanë jetuar veç, jo në një shtëpi.

Asnjë anëtar i familjes sonë s’ka pasur marrëdhënie intime me Naimin.

Kur ishin bashkë, ai ishte njeri i mbyllur, ka parë punën e vet. Nuk ka pasur asnjëherë xhelozi mes tyre. Ne s’dimë asgjë pse erdhi situata në këtë pikë, erdhi tek ne sepse shtëpia e tyre nuk ishte e mobiluar”.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk ka kanë dërguar njeri tek Shaban Murseli dhe se çdo gjë ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

“Jo nuk i kemi dërguar njeri tek Shaban Murseli. Nuk i kemi dërguar për të kërcënuar asnjë njeri. Ia kemi sqaruar edhe policisë, ia kemi lënë drejtësisë. Nëse do të donim të bënim diçka, s’do të dërgonin njeri.

Ata kanë thënë vetëm që Gjakova është e vogël, dhe s’kemi qejf të përballemi bashkë”, tha ajo. /ZOOM.AL/