Aplikacion
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por pa munguar edhe alternimet e vranësirave mesatare e hera-herës deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat e paradites do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore, në mënyrë lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 4 deri 17°C
në zonat bregdetare 8 deri 17°C