zoom

Aktualitet

Moti i keq sjell viktimën e parë në Kukës. Makina jashtë rruge, vdes shoferi dhe plagoset pasagjeri

Stuhitë e rrëmbyeshme të shiut lënë pasoja edhe në vendin tonë. Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në autostradën Kukës-Milot, me pasojë deri tani një të vdekur. Policia vendore shkoi në vendngjarje dhe nisi hetimet, teksa një tjetër pasagjer raportohet se ndodhet në gjendje kritike. Aksidenti erdhi si pasojë e motit të keq dhe përplasjes së veturës me bordurat anësore dhe daljes nga rruga kryesore.

Njoftimi i Policisë Kukës. Informacion paraprak:

:Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”. /ZOOM.AL/