zoom

Aktualitet

Moti i keq shkakron rrëshqitje dherash e bllokim rrugësh, ARRSH shoferëve: Përdorni goma dimërore!

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall.

ARRSH njofton se janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes, për pastimin e akseve. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

ARRSH njofton se në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras, ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/