Aplikacion
Policia Kufitare greke ka njoftuar Policinë Kufitare të Korçës se nga ora 17:00 e datës 12 janar 2025, do të ndalohet lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) nëpërmjet Kapshticës. Kamionët nuk do të lejohen të kalojnë në drejtim të shtetit grek, të paktën deri në njoftim të dytë ditën e nesërme.
Aktualisht, do të lejohet vetëm kalimi i autoveturave dhe autobusëve, me kusht që këto mjete të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.
Autoritetet ju kerkojne qytetarëve të ndjekin me kujdes udhëzimet dhe të shmangin çdo rrezik gjatë kësaj periudhe të vështirë moti.