zoom

Aktualitet

Moti i keq përfshin Italinë/ Ka persona të zhdukur dhe dëme kolosale

Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm e përmbytje kanë përfshirë veriun e Italisë në 24 orët e fundit.

Një person rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme ndërsa dëmet materiale janë të pallogratshme. Katër rajone janë prekur rëndë me rrugë të bllokuara për shkak të nvielit të lartë të ujit, ndërprerjes së energjisë elektrike dhe shërbimeve të tjera.

Pamjet dramatike nga dëmet kolosale kanë bërë xhiron e rrjetit. Alarm portokalli i rrezikut vijon të mbetet aktiv.
Situata pritet të përmirësohet gjatë ditës së shtunë por të dielën do të ketë rikthim të reshjeve.

Postime të lidhura