Aplikacion
“Fatkeqësisht një tjetër person u gjet i vdekur në Montemurlo. Numri i viktimave është rritur në 3”, presidenti i Rajonit të Toskanës Eugenio Giani në rrjetet sociale.
Një 84-vjeçare ishte viktima e tretë e motit të keq që goditi mbrëmë Toskanën. Gruaja e moshuar ka shfaqur probleme shëndetësore ndërsa po nxirrte me lopata ujin nga shtëpia e saj në Montemurlo, një nga komunat më të prekura në zonën e Pratos.
Gjithashtu në Montemurlo, në fshatin Bagnolo, një 85-vjeçar u gjet i shtrirë në ujë pas shenja jete, në një dhomë krejtësisht të përmbytur të shtëpisë së tij.
Ndërkohë 3 persona janë zhdukur në provincën e Firences pas valës së motit të keq. Kjo është bërë e ditur nga Mbrojtja Civile e qytetit metropolitane. Dy persona, mësohet se janë të zhdukur në Vinci, një në Campi Bisenzio
Për shkak të vështirësive të ndërhyrjes së autoambulancave në zonat ku lumenjtë dhe përrenjtë kanë vërshuar në zonën e Pratos, shërbimi i menaxhimit të emergjencave të rajonit i kërkoi Toscana Aeroporti, që menaxhon aeroportin e Firences, disponueshmërinë e stendave të avionëve për të lejuar transportimin e të lënduarve nga helikopterët në autoambulanca për t’i dërguar në spital.
Kjo u bë e ditur nga vetë kompania e menaxhimit të aeroportit të Firences, duke shpjeguar se “Toscana Aeroport”.