zoom

Bota

Moti i keq “gjunjëzon” SHBA – Stuhi të forta dhe përmbytje, mijëra pa energji elektrike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nën pushtetin e ujit dhe dëborës.

Që prej të shtunës pasdite, shtetet qendrore dhe lindore janë goditur nga stuhi, erëra të forta dhe reshje dëbore.

Për pasojë, në Çikago afro 550 mijë shtëpi janë pa energji elektrike. Të njëjtën situatë po kalon edhe Oregon, ku mbi 182 mijë banorë janë në terr, ndërsa në Uashington numërohen afro 10 mijë të tillë.

Shtetet qendrore dhe lindore të SHBA-së po përballen me mot të ashpër, pasi erërat e forta dhe stuhitë, shiu, bora dhe përmbytjet e rrezikshme kanë përfshirë vendin, që nga e premtja.

Nivelet e ujit në bregun e Maine në Portland arritën nivele rekord të shtunën, duke ripërmbytur komunitetet bregdetare që kishin përjetuar probleme të mërkurën.

Niveli i ujit u rrit edhe në New Hampshire, çka solli mbylljen e rrugëve për sigurinë e banorëve.

Përmbytje të moderuara bregdetare u raportuan gjithashtu në New Jersey, New York, Connecticut, Massachusetts dhe Rhode Island.