zoom

Bota

Moska shpall non grata Boris Johnson: Ai synon të izolojë Rusinë

Moska ka njoftuar një ndalim për hyrjen në Rusi për kryeministrin britanik Boris Johnson dhe anëtarët e tjerë të qeverisë së tij, duke përfshirë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Dominic Raab, Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, Elizabeth Truss dhe Ben Wallace. Edhe ish-kryeministres Theresa May i ndalohet hyrja në Rusi.

“Ky hap  u ndërmor në përgjigje të fushatës së shfrenuar informative dhe politike të Londrës që synonte izolimin e Rusisë në nivel ndërkombëtar dhe krijimin e kushteve për të mbytur ekonominë tonë”, tha Moska.

“The Guardian” shkruan se Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Kwasi Kwarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May janë së bashku me Boris Johnson, Liz Truss dhe Ben Wallace në “listën e zezë”.